Urdhri i Ministrisë se Shëndetësisë, për zgjatjen e fashës për lëvizje nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30, ka shkaktuar paqartësi tek drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me autorizim apo leje për të qarkulluar.

Për këtë arsye policia ka reaguar duke tërhequr vëmendjen se do të lejohet vajtja në punë e punonjësve të bizneseve, në fashën e parë nga ora 5 deri në orën 8 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë nga ora 16 -17:30 minuta.

Ka edhe nga ata qytetarë të cilët i janë drejtuar me pyetje institucioneve përgjegjëse por edhe kryeministrit në Facebook sesi do të kryhet lëvizja.

Në rrugët e Tiranës të martën vihej re një fluks më i shtuar i makinave në qarkullim çka ka detyruar patrullat e policisë të intensifikojnë kontrollet.

Por zgjatja e kësaj fashe orare, ka prodhuar me shume shkelës, qe prej vendosjeve te orareve te liri daljes. Ne vetëm 24 orët janë gjobitur 719 qytetare te cilët kane thyer orarin e karantinës, dhe janë kapur duke ecur ne këmbë apo me biçikletë, pa arsye.

Top Channel