Ndërsa e gjithë bota vijon luftën kundër coronavirusit UEFA po kërkon zgjidhje për mbylljen e kompeticioneve përpara muajit shtator.
Institucioni më i lartë i futbollit në Kontinentin e vjetër disa herë ka konfirmuar se u jep prioritet kampionateve kombëtare, por sigurisht që dëshiron edhe mbylljen e dy kompeticioneve të saj, Champions dhe Europa League me këto dy të fundit që mund të zhvillohen në 3 javë gjatë muajit gusht.
Kjo e bën akoma më të qartë idenë se kampionatet me skuadrat që luajnë ende në Evropë kanë si afat të fundit për nisjen e tyre mesin e muajit qershor dhe ndeshjet padyshim që do të luhen pa tifozë, por që do të transmetohen në televizion.
Në këtë pikë, 3 duket se janë opsionet për zhvillimin e Champions dhe Europa League. Varianti i parë, 8 skuadrat cerekfinaliste të luajnë mes tyre në ndeshje unike në një qytet të vetëm që sigurisht do të caktohet nga UEFA. Opsioni i dytë flet për 11 ndeshje në 3 javë në një qytet të vetëm dhe formatin ‘Final Four’.
Ndërsa opsioni i tretë është zhvillimi i 11 ndeshjeve në 3-4 javë ku do të luhen fillimisht sfidat e mbetura të 1/8 të finaleve, më pas cerekfinalet dhe gjysmëfinalet, ndeshje që do të jenë unike, deri në finalen e madhe
Top Channel