Përfaqësuesja Portugeze ndërmerr një nismë vërtet për t’u duartrokitur.
Skuadra kampione e Evropës me në krye Cristiano Ronaldo dhe stadi drejtues kanë vendosur që 50% të bonusit të tyre të siguruar për kualifikimin në Evropianin e këtij viti që u shty për në 2020, t’ia dhurojnë futbollit diletant portugez, kompeticionet e të cilit janë anuluar për shkak të coronavirusit.
Ishte vetë Federata Portugeze e Futbollit që konfirmoi lajmin për këtë donacion që duket se do të shërbejë për të përmirësuar akoma më shumë fondin e mbështetjes prej 4.7 milionë Eurosh e krijuar nga ky institucion që parashikon të ndihmojë federatat rajonale dhe klubet amatoriale.
Federata Portugeze të mërkurën e kaluar vendosi të mbyllë të gjithë evenimentet futbollistike në nivel amatorial pa përcaktuar asnjë skuadër fitueses. përsa i përket kompeticioneve profesionistë në vendin luzitan, ende nuk është marrë një vendim, por Liga dëshiron mbylljen e kampionatit me një lloj normaliteti dhe për të përgatitur sezonin e ardhshëm.
Top Channel