Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se në konsultim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), është marrë vendim që lejet e veçanta për stafin esencial të komunave të Kosovës t’i nxjerrin shtabet përkatëse emergjente të komunave.

Në një njoftim në Facebook, thuhet se lejet duhet të vlejnë vetëm për qarkullim brenda komunës përkatëse, ndërsa sa i përket stafit esencial që duhet të lëvizë nga një komunë tjetër, lista e tyre duhet të dërgohet në Qendrën Operative të MPBAP-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA