23/11 20:33
Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, ka lënë ambientet e spitalit duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër Covid-19.
Dalglish, 69-vjeçari, u shtruar të mërkurën në spital teksa kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por qëndrimi i tij nuk ka zgjatur shumë teksa ish tekniku i kuq është larguar drejtë shtëpisë së tij.
Pas një kontroll rutinë për koronavirus dhe pas testimit, doli që ai është prekur nga Covid-19 edhe pse nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.
Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.
“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post.
Top Channel