Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites do të shtohen.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 18ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 27ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 22ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në vendin tonë dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA