Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga tregu i Kombinatit në Tiranë.

Disa ditë më parë tregu u kthye në problem pasi kishte dyndje njerëzish dhe paraqiste rrezik të lartë në kohën kur covid-19 kërcënon jetët tona.

“Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë”, thotë shefi i qeverisë.

Kryeministri Rama në FB:

? JA QË S’ËSHTË PUNË FASHE ORARE, PO THJESHT ÇËSHTJE DURIMI E RREGULLI?

*Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Top Channel