Zbulohet një i prekur me COVID-19 në radhët e KFOR
10/04/2020 17:39
Prishtinë- Sot është konfirmuar rasti i parë pozitiv me COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).
Lajmi është konfirmuar nga vetë KFOR, ku me anë të një deklarate njofton se do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë.
Top Channel