Nën drejtmin e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi është mbledhur sot konferenca e kryetarëve.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi për mbledhjen e seancës plenare.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e parlamentit në seancë plenare më datë 16 Prill ora 10:00.

Në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë disa akte normative të qeverisë, diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në kodin penal përfshi dy dekretet e presidentit për aktin normativ të OFL dhe ligjit të pronave kthyer parlamentit.

Që prej 5 javësh parlamenti nuk ka zhvilluar asnjë seancë si pasojë e situatës me Covid19.

Një ditë më parë në një intervistë për Top Channel Genc Gjoncaj sekretar i përgjithshëm i Kuvendit deklaroi se janë duke u parë disa skenarë se si deputetët do të ulen në sallë në mënyrë pët të respektuar distancimin fizik.

Zoti Gjoncaj tha po ashtu se gjatë këtyre javëve janë zhvilluar online 10 mbledhje të komisioneve parlamentare. Deri më tani vetëm një deputet i parlamentit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi është prekur nga Covid-19.

Sakaq disa deputetë të tjerë i janë nënshtruar tamponimit dhe kanë rezultuar negativ.

Top Channel