Tre infermierë të urgjencës janë futur në karantinë, pasi një i ri i plagosur gjatë një aksidenti automobilistik ka rezultuar pozitiv ndaj SARS-CoV-2.

I riu ka pësuar traumë aksidentale dhe fraktura të nofullës dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, ndërkohë që ka rezultuar dhe pozitiv pas kryerjes së testit.

I aksidentuari është dyshuar për Covid-19 menjëherë pas kryerjes së skanerit dhe i është bërë tamponi që ka konfirmuar plotësisht dyshimin. Aksidenti me 6 të plagosur ka ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së djeshme pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

Pesë të plagosurit e tjerë janë trajtuar në spitalin e Durrësit. Ndërkohë epidemiologët po bëjnë gjurmimin dhe të kontakteve të tjera të të riut, banor i zonës së ish-kënetës.

Ky rast e çon në 39 numrin e të infektuarve nga koronavirusi në Durrës.

Top Channel