Orges Bilbili është personi që pak më parë mbeti i plagosur te zona e Xhammlikut, pasi kërcënoi me armë një efektiv policie.

Mësohet se ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj duke shpjeguar ngjarjen më herët tha se një qytetar i pikasur nga një efektiv me përvojë i patrullës “Shqiponja”, nuk i është bindur kërkesës së policit për të paraqitur leje daljen.

Në këtë moment, qytetari, pra Orges Bilbili, ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar policit. Efektivi ka vijuar që ta ndjekë me vrap dhe në këtë moment, ai e ka kanosur me jetë. “Largohu ose do të të qëlloj”, ka qenë fjala e qytetarit në adresë të policit.

“Polici i kërkoi mjet identifikimi, kur i kërkoi se çfarë kishte në çantë, qytetari iku me vrap. Polici e ndoqi me vrap dhe qytetari i ka drejtuar armën policit. Ai e ka paralajmëruar që uleni armën. Qytetari ka lëvizur prapë me vrap dhe në kohën kur polici e paraljamëroi që të dorëzohej ai i ka thënë që do të të qëlloj policit nëse nuk largohet. Polici ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Është plagosur në këmbë por ende s’kemi informacion. Një qytetare ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Qytetarin se kemi identifikuar akoma, dyshimet e para janë se është i rrezikshëm dhe i shpallur në kërkim”, tha drejtori i policisë së Tiranës.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA