Kush është Orges Bilbili i arrestuar sot tek “Xhamlliku”, autori i masakrës së Lushnjes

10/04/2020 14:07

Orgest Bilbili është personi që u arrestua dhe mbeti i plagosur pasi kërcënoi me armë një efektiv policie.

Siç u raportua dhe më herët Bilbili nuk është një emër i panjohur për policinë. Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia tha se 30 vjeçari, nga verifikimet e bëra rezulton se është një person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Ai gjithashtu është i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017-n. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Po ashtu ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Ngjarja e fundit ku iu përmend emri, ishte se u dyshua se është njëri nga organizatorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel