Kohë pandemie! Anëtarët e KQZ-së do të japin një pjesë të pagës së tyre

10/04/2020 13:10

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për kontributin financiar për lehtësimin e përballimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Anëtarët e KQZ-së, kanë vendosur të japin një pjesë të pagës së tyre, si kontribut për lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

 

Top Channel