Juventus-Milan, duel italian për “kristalin” e Barcelonës

10/04/2020 14:03

Merkatoja e futbollistëve për sezonin 2020/21 pritet të jetë shumë e komplikuar si pasojë e krizës së Koronavirusit. Nuk do të ketë më transferime me shifra stratosferike, ndërsa klubet do të synojnë më shumë huazimet, për të shmangur shpenzimet e larta.

“Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar lëvizjeve të mundshme në merkato, sugjeron transferimin në Itali të sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembélé. Për futbollistin francez kanë shfaqur interes të veçantë Juventusi dhe Milani.

Klubi katalan dëshiron të bëjë ndryshime thelbësore në ekipin e parë, duke afruar futbollistë të rëndësishëm si Lautaro Martinez apo Neymar Junior, dhe duke larguar, nëse do të jetë e mundur, Ivan Rakiticin, Philippe Coutinhon apo Ousmane Dembélénë.

Barcelona, duke parë rendimentin e dobët të francezit, që për shkak të dëmtimeve më shumë ka qëndruar në Infermieri, do të ishte e gatshme të pranonte ofertat serioze për të, por nuk përjashtohet mundësia që ta huazojë, për t’u çliruar të paktën nga paga e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA