“Jeni në kundërshtim me ligjin. Merre policinë në telefon”/ Zbulohet lokali plot me klientë në Elbasan

10/04/2020 10:53

Një tjetër rast flagrant sapo është zbuluar në Elbasan nga Policia bashkiake i një lokali që qëndronte i hapur.

Lokali i cili ishte hapur në fshehtësi është në lagjen Aqif Pasha dhë në momentin e zbulimit, siç shihet nga videoja e siguruar nga Top Channel kishte jo pak qytetarë brena.

Si pronarët e lokalit ashtu edhe të pranishmit aty janë shoqëruar në polici.

Top Channel