Situata në Larisa mund të jetë edhe më keq sesa e kanë menduar autoritet greke.
Deri tani prekshmeria e te ekzaminuarve ka arritur 60% (shifer rekord),dhe duke u nisur se ne zone banojne 3000 rome dhe 1500 emigrante siriane, situata mund te jete dramatike, ndaj po merren masa urgjente izolimi te te prekurve, por edhe personave qe jane ne kontakt me ta.
Me urdher te mbrojtjes civile banoret rome te vendbanimit Nea Zmirni jane vene ne karantine teper te rrepte, nderkohe qe ekipe te zyres lokale te epidimiologjise po marrin masivisht tampone per te ekzaminuar komunitetin qe banon atje. Nje hotel dhe nje klinike jane rekuizuar prej autoriteteve per te ofruar karantine per te prekurit.
Me urdher te autoriteteve lokale jane mbyllur te gjitha tregjet e zones, ndersa ka filluar edhe shperndarja e ndihmave ushqimore per te gjithe banoret,te cilet jetojne me kushte te varferise ekstreme dhe ne baranga.
Qe prej oreve te paradites,ne kete zone ka vajtur per te pare nga afer situaten,vete zv ministri i mbrojtjes sociale Nikos Kardhalias,epidimioligu Sotiris Ciodras,si dhe nje ekip zyrtaresh te qeverise.
Top Channel