Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja Voda, Prefekti i Qarkut Nasto, Kryetari i Bashkisë Varfaj, Drejtori i Përgjithshëm i PSH Veliu, zhvilloi një inspektim të masave të marra nga autoritetet vendore e policore në Durrës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai i vlerësoi si efikase këto masa, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve.

“Në kuadër të inspektimit që po zhvillojmë në Durrës, patëm një vizitë edhe në Bashkinë e Durrësit, dhe inspektuam kryesisht tregjet e futa-perimeve në Durrës. Konstatoj me kënaqësi që janë marrë masa të mira dhe serioze nga autoritetet vendore, nga kryetari dhe nga i gjithë stafi, për të bërë të mundur që tregu të funksionojë si një treg që jep ushqime, por jo si një treg që jep infeksion për qytetarët. Dhe siç duket qartë, masat janë marrë të mira”, u shpreh ministri Lleshaj.

Top Channel