Bonus lufte deri në fund të majit/ Rama tregon zgjerimin e paketës: Do të hapemi, por nuk do të luajmë

10/04/2020 00:55

Në një intervistë në Open këtu në Top Channel kryeministri Edi Rama dha detaje për zgjerimin e paketës financiare brenda mesit të prillit.

Ai tha se bonusi i luftës do të përfshijë edhe ata që nuk janë bërë pjesë e paketës së parë. Rama foli për hapje, por tha se nuk do të luajmë, pasi e keqja iku, por mund te kthehet.

“Armiku nuk ka ikur. Ai thjesht është larguar por mund të na risulmojë. Ne natyrisht do të krijojmë disa lehtësira për bizneset që të fillojnë punën. Hapja nuk duhet shikuar si një ditë çlirmi. Hapja do të jetë graduale”- tha Rama.

Rama e kishte edhe një përgjigje për binzesin e madh që thotë se s’ka para për të paguar drita.

“Biznesi i madh nuk do që të paguajhë dritat. Si mundet ta pranojmë ne këtë kërkesë? Në Shqipëri pensionistët dhe invalidët janë paguesit më të rregullt të dritave. Tani këto të paguajnë dhe të pasurit e Shqipërisë që unë si quaj oligark të mos paguajnë dritat. Unë i kuptoj shumë mirë që këtë vit nuk do bëjnë pushime jashtë por tani ka ardhur koha që të pasurit e Shqipërisë të vizitojnë Shqipërinë. Ta shesë jahtin dhe të paguajë dritat. Të shesë vilën e tretë dhe të paguajë dritat”- tha Rama.

Top Channel