Në këtë periudhë të pandemisë ku e gjithë bota është e përqendruar në luftën ndaj Covid 19, të gjithë përpiqen të kontribuojnë me sa munden në mënyrat e tyre.
Të barabartë në rrezikun ndaj virusit, por familjet në nevojë dhe shtresat me probleme sociale janë më të ekspozuarit ndaj çdo problemi shoqërorë. Në ndihmë të tyre veç institucioneve shtetërore dhe pushtetit lokal këtë herë është bashkuar edhe Federata Shqiptare e Atletikës e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe njësinë administrative në Nr10, kanë përgatitur disa pako ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë.
Gjergj Ruli, President i Federatës së Atletikës thekson se këto ndihma janë një kontribut jo vetëm i Federatës që ai drejton por edhe një sforco financiare e bërë nga atletët e tij në këtë kohë krize financiare.
Një falenderim të veçantë FSHA ka marrë nga drejtoresha e përgjithshme e shërbimit social pranë bashkisë së Tiranës Anisa Subashi.
Top Channel