Ambasadorja Yuri Kim bisedë me kryebashkiakët: Faleminderit për zbatimin e masave të distancimit shoqëror

10/04/2020 13:08

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një bisedë përmes telefonit me kryetarët e bashkive Tiranë, Korçë, Fier dhe prefektin e Durrësit, lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin në këto qytete.

Ambasadorja falenderon kryebashkiakët dhe prefektin për masat e marra për të mbajtur qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Shpresoj që të mund të takohemi personalisht së shpejti por tani për tani pata kënaqësinë e takimeve virtuale me kryetarët e bashkive Tiranë/ Korçë/ Fier dhe Prefektin e Durrësit. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët të sigurtë & të shëndetshëm, duke zbatuar me përpikëri masat e distancimit shoqëror. Le të vazhdojmë këtë ritëm me unitet dhe disiplinë për të mposhtur #COVID19”, shkruhet në postim.

Top Channel