Video shokuese! “Shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur”, ja si koronavirusi infekton njerëzit në supermarket

09/04/2020 13:48

Në një video shokuese, realizuar nga shkencëtarë, tregohet se si piklat vdekjeprurëse të koronavirusit mund të përhapen nëpër raftet e supermarketi dhe të infektojnë blerësit.

Videoja ilustruese e ekspertëve nga Universiteti Aalto në Finlandë synon të ndërgjegjësojë blerësit për rreziqet e përhapjes së kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

“Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të lërë pas grimca qëpër mbajnë koronavirus. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të njerëzve të tjerë”, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Gjatë videos studiuesit shprehen:

“Rezultatet paraprake tregojnë se grimcat e aerosolit që mbartin virusin mund të qëndrojnë në ajër më gjatë sesa mendohej fillimisht, kështu që është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura publike. Kjo gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksionit nga spërklat, e cila mbetet rruga kryesore e transmetimit të koronavirusit”.

“Nëse ju duhet të shkoni, atëherë shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur. Dhe qëndroni atje sa më pak të jetë e mundur”, tha për BBC profesori Ville Vuorinen nga Universiteti Aalto në Finlandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA