
24/02 11:05
Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi më 8 prill kanë vdekur 1,973 persona.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 14,600.
Tani, Shtetet e Bashkuara janë vendi i dyti me më se shumti vdekje, pas Italisë.
E treta në listë është Spanja.
Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e krizës së koronavirusit në SHBA, konfirmoi të mërkurën një tjetër rekord të vdekjeve nga COVID-19.
Mjekët dhe infermierët u shprehën të shqetësuar me shpejtësinë me të cilën pacientëve po u përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe po vdisnin.
Vetëm në këtë shtet janë shënuar 6,268 vdekje nga koronavirusi.
Në total, numri i personave të infektuar me virus në botë ka tejkaluar 1.5 milion.
Top Channel