Prej tre netësh në terapi intensive, ndodhin ndryshime me shëndetin e Boris Johnson i prekur nga Covid-19

09/04/2020 20:43

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson është zhvendosur nga kujdesi intensiv në spitalin e Shën Thomait, ku ishte duke u trajtuar që nga e hëna në mbrëmje pasi u infektua me CoVid-19

Downing Street tha: “Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv në repart, ku do të marrë një monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij. Ai është me shpirt shumë të mirë ”.

Ky është një lajm i mirë për britanikët dhe për Johnosn, pasi do të thotë se ai po rikuperohet.  Ndërkohë në të gjithë Britaninë e Madhe vijon të shtohet numri i viktimave dhe personave të prekur nga Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA