Po ndërhynin për të shuar flakët në mal, pickohet nga gjarpri zjarrfikësi në Elbasan

09/04/2020 20:21

ELBASAN- Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses së Elbasanit është pickuar nga një gjarpër teksa ndërhynte për shuarjen e flakëve të rëna në fshatin Lukaxhi njësia Administrative Labinot Mal.

Me ndihmën e shokëve të tjerë efektivi është shoqëruar deri në rrugën e automjeteve dhe më pas është marrë nga ambulanca për tu shoqëruar drejt spitalit te Elbasanit.

Pasi ka mbërritur në spitalin e Elbasanit, zjarrfikësit i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme dhe tashmë fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel