Një ekuipazh prej tre personash është nisur drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar të enjten, duke lënë pas një planet të mbërthyer nga pandemia e koronavirusit.
Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner nga agjencia hapësinore ruse Roskosmos dhe Kris Kasidi nga NASA, u nisën drejt tij nga kozmodromi i bajkonurit në Kazakistan, pasi Covid 10 shkaktoi disa ndryshime në protokollin e para lancimit.
Në rrethana të zakonshme, ekuipazhi do ti ishte nënshtruar një serie pyetjesh nga një trupë e madhe gazetarësh para se të përshëndeteshin me miq e familjarë dhe të ngjiteshin në bord. Por, askush nuk ishte përreth këtë herë për shkak të kufizimeve edhe se astronautët iu përgjigjën pyetjeve të dërguara me e-mail nga gazetarët në një konferencë për shtyp, një ditë më parë. ata pranuan se ishin të prekur shumë nga fakti që familjet e tyre nuk mund të ishin të pranishme në bajkonur, por thanë se e kuptojnë se e gjithë bota është e prekur nga e njëjta krizë. Ndërkohë, NASA bashkë me Roscosmos kanë filluar të mendojnë se si do ti dërgojnë në shtëpi astronautët që aktualisht ndodhen në ISS kur ata të kthehen në tokë, më vonë, këtë muaj.
Stacioni hapësinor ndërkombëtar, mund të mbajë gjashtë persona në bord dhe ka një hapësirë jetese prej 388 metrash kub. Diçka më shumë se një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi. Ato përmasa mund ti duken të lakmueshme shumëkujt në tokë, që tani është nën një formë izolimi në kuadër të reagimit të qeverive kundër koronavirusit. Por banorët e stacionit, shpesh ndjehen të vetmuar dhe u mungojnë komfortet e shtëpisë. Në javët e shkuara, astronautë dhe kozmonautë në ISS dhe tokë, kanë ndarë këshilla si të përballohet më mirë vetë-izolimi.
Top Channel