
22/02 15:01
Në Londër është ndërtuar brenda 9 ditësh një spital gjigant që do të trajtojë të infektuarit me COVID-19.
Qeveria ka marrë në përdorim ambientet e qendrës ‘’ExCeL’’ për t’i kthyer në qendër spitalore dhe raportohet se pagesa mujore e qirasë do të jetë 2-3 milionë paund.
Pacienti i parë është dërguar dje në NHS Nightingale Hospital, ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe shumë të infektuar të tjerë. Me një kapacitet prej 4 mijë shtretërish, spitali ka nevojë për një staf prej 16 mijë njerëz që të vihet në funksionim të plotë.
Ju kujtojmë se diçka e ngjashme ndodhi fillimisht në Kinë, ku menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit, u ndërtua brenda pak ditësh një spital i ri Wuhan.
Top Channel