Nuk do të jetë Interi në të ardhmen e Lionel Messit dhe as një rikthim i mundshëm te Neëell’s Old Boys në Argjentinë.

Ka qenë vetë 6-herë fituesi i Topit të Artë që ka shuar ëndrrat e tifozëve zikaltër dhe atyre të Newell’s duke përgënjeshtruar zërat e fundit të merkatos që kanë ardhur nga mediat argjentinase. Nëpërmjet një Insta Story në Instagram Messi ka etiketuar një lajm që e lidh të ardhmen e tij me Interin duke shkruar:

“ Janë vetëm fake news, gjysma e të keqes që askush si beson. Atë që thanë për Newell’s në të njëjtin artikull një javë më parë, ishte gjithashtu diçka false”, shkruan Messi në Instagram.  Mesaduket e ardhmja e Lionel Messit është vetëm te Barcelona, pasi ai nuk ka ndërmend të ndërrojë skuadër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA