Në një kohë pandemie, kopertina e prillit e Vogue Italia s’mund të ishte tjetër veçse e pazakontë.
Kështu, faqja e parë është një fletë e bardhë.
“Të flasim për gjëra të tjera, kur po vdesin njerëz, kur mjekë dhe infermierë po rrezikojnë jetët dhe kur bota po ndryshon, nuk është në ADN-në e Vogue Italia,” shkroi kryeredaktori Emanuele Farneti.
Vogue Italia zgjodhi të bardhën si simbolin e një të ardhmeje shpresëplotë. E bardha është ngjyra e uniformave të mjekëve dhe infermierëve që rrezikojnë jetën çdo ditë për të shpëtuar të tjerët dhe një kanavacë boshe ku mund të krijosh çfarë të duash.
“Mbi të gjitha: e bardha nuk përfaqëson dorëzimin, por një faqe bosh që pret të shkruhet, kopertina e një historie të re që do të nisë.”
Top Channel