Propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha: Janë të drejta, qeveria të rialokojë fondet e vendosura për PPP-të

08/04/2020 18:24

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim lidhur me propozimet ekonomike të Dhomës Amerikane të Tregtisë duke i cilësuar ato si të drejta në këtë kohë krize që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Në reagimin e tij Basha thekson se Qeveria shqiptare duhet të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

“Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.

Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës.

Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë.” shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA