Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 21ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 22ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4-5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në vendin tonë dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
2/5

Top Channel