Veliaj: “Qytetarët të qëndrojnë brenda banesave, çdo ditë ndihmohen 11500 familje”.
Edhe sot, vullnetaret e Bashkisë së Tiranes kanë shkuar derë më derë për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar, me paketa ushqimore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm në familjet e Syrja Goxhajt, Zyfe Berishës dhe disa familje të tjera në Kombinat.
Ai i siguroi familjet në nevojë në njësinë 6 se do të kenë pranë të gjitha institucionet, ndërsa theksoi se çdo ditë në Tiranë marrin ndihmë rreth 11500 familje në ditë. Veliaj tha se falë masave të marra nga qeveria situata po menaxhohet. “Kryeministri s’e ka të lehtë t’u thotë njerëzve rrini në shtëpi, por më mirë të mërziten disa njerëz sesa të rrezikojmë jetën”, tha ai.
Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepleqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.
Top Channel