Veliaj ndihmon familjen Berisha: Nuk është problem, secili fis e ka një dele të zezë

07/04/2020 20:35

Një prej familjeve ku Veliaj dërgoi sot ndihma ushqimore në Kombinat ishte dhe familja e Zyfe Berishës. Nisur edhe nga mbiemri, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ai nuk është problem, pasi të gjithë do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

Më poshtë batutat e kryebashkiakut Veliaj me qytetaren

Veliaj: Mbiemër Berisha nuk është problem, secili fis e ka një dele të zezë.

Veliaj: Për të gjitha ushqimet që ke nevojë do të kujdeset Tiku. Për të gjitha ushqimet që të mbarojnë një telefon dhe ne do të vijmë prapë.

Gjyshe: Rrofsh faleminderit.

Veliaj: Edhe gocat e mrekullueshme që kemi këtu në Kombinat që kujdesen dhe i bijnë gjërave mbrapa, por ti s’duhet me dal. Të ka dhënë Zoti shumë fëmijë të ka dhënë dhe shumë halle.

Gjyshe:Me ka vdekur burri që në 82-shin, i kam rritur fëmijët vetë

Veliaj: Edhe unë jam rritur pa baba, nëna ime heroinë me dy fëmijë imagjino ti me tetë. Kështu që ty Zoti të dhëntë jetë dhe shëndet. Ti të jesh e fortë mos dil nga pragu, do më premtosh?

Gjyshe: Jo jo, faleminderit shumë.

Veliaj: Të dua fort dhe për çdo nevojë do të kujdeset Tiku. Të dua fort do të përqafoj kur të çlirohet Shqipëria.

Veliaj: Ke nevojë për ndonjë gjë tjetër?

Gjyshe 2: Jo jo, faleminderit faleminderit gjithë të mirat. Unë nuk e di çfarë uratash. Uroj gjithë të mirat uratat ju shkofshin të tërëve në jetët tuaj.

Veliaj: Po njerëz ke që interesohen?

Gjyshe2: Mua me këto komshinjtë që kam këtu përballë, ma bënë pazarin ajo

Veliaj: Bravo bravo, vetë nuk del nga shtëpia e ke respektuar urdhrin e lali Edit.

Gjyshe 2: Jo nuk dal, vetëm aty poshtë kur blej një pako kafe

Veliaj: Edhe aty nuk bënë mirë që del. Të ka dhënë Zoti një komshi të mirë. Ke ndonjë merak, ndonjë nevojë që të kujdesemi ne?

Gjyshe 2: Jo faleminderit, shumë faleminderit kryetar shumë shumë faleminderit. Zoti ju dhëntë shëndet, rrofsh, rrofsh, Zoti ju ruajt, Zoti ju bekoftë.

Top Channel