Pas kërkesës së opozitës, e cila konsiston në kryerjen e sa më shumë testeve ndaj Covid-19 në vend, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama në një mesazh në Twitter shkruan se qeveria nuk vendos sa teste behën apo nuk behën. Sipas tij këtë vendim e merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”

Top Channel