Olen Çezari, Inva Mula dhe Genc Tukiçi, performojnë “Himnin e jetës”

07/04/2020 16:14

Në emisionin “Shqipëria Live, drejtuar nga dyshja e moderatorëve, Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” artistët Olen Çezari, Inva Mula dhe Genc Tukiçi.

Artistët së bashku me sopranon Inva Mula, kanë performuar në gjuhën spanjolle, këngën “Gracias a la vida” (e përkthyer “Falë jetës”). Këtë këngë ata e kanë cilësuar si një “Himin“ të situatës së krijuar, si pasojë e koronavirusit. Gjatë fjalës së tyre, artistët, u shprehën se kjo këngë ka një mesazh të fortë, ndaj dhe vendosën që të publikonin. Gjithashtu, ata shtuan se në përzgjedhjen e tyre ka ndikuar dhe preferencat e publikut, dhe kënga “Gracias a la vida” është mirëpritur nga publiku kudo që kanë performuar.

“Meritën e ka Inva sepse ajo është motori që i gjeneron këto momente. Meqë të gjithë kemi qenë të mbyllur nëpër shtëpia, ne po diskutonim në rrjete sociale se çfarë të bëjmë. Inva tha që ka ardhur momenti që dhe ne të dedikojmë një këngë njerëzve dhe personalisht mjekëve. Dhe kështu menduam, kur ajo tha këtu duhet një himn që të jetë falenderim për jetën. E kishim pak të vështirë për ta regjistruar me mundësitë që kishim por ja dolën”, u shpreh Olen Çezari.

Ndërsa Genc Tukiçi, zbuloi edhe më shumë në lidhje me përmbajtjen e këngës:

“Muzika ka një karakter universal. Dhe në këtë kontakest spanjishtja është një gjuhë kontinentale, prandaj kjo këngë bën pjesë në repertorin tonë. Gracias a la vita është një këngë që bën pjesë në çdo koncert tonin. Kudo që e kemi kënduar kjo këngë është përfauar nga të gjithë. Kënga ka një mesazh universal, sepse njerëzit jetojnë dhe thojnë se çfarë po bëhet. Në këtë këngë i këndohet me thjeshtësi, t një përshkrimi kaq të shkrutër siç është jeta jonë”, tha Tukiçi.

Top Channel