Në karantinë për 14 ditë, 27 emigrantët në Kapshticë evakuohen në hotel nën masa të rrepta sigurie

07/04/2020 21:44

27 emigrantët shqiptarë të cilët kishin ngecur prej 4 netëve në zonën neutral të doganës së Kapshticës, tashmë kanë mbërritur në hotelin ku do të karantinohen për 14 ditët e ardhshme.

Evakuimi u bë gjatë mbrëmjes së sotme pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor. Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga policia e Shtetit.

Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës. Ndërkohë gjatë 14 ditëve këta persona do të monitorohen nga policia dhe vetëm pasi të kenë përfunduar këtë karantinë do të mund të largohen për në banesat e tyre.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA