Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York, është bërë e para e këtij lloji që provoi pozitivisht për koronavirusin, shkruan CNN.
Tigri 4 vjeçar testoi pozitiv pasi zhvilloi një kollë të thatë dhe pritet të shërohet, tha Bronx Zoo në një njoftim.
Mostrat nga Nadia u morën dhe u testuan pasi tigri – dhe pesë tigër dhe luanë të tjerë në kopshtin zoologjik – filluan të shfaqnin simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes.
Asnjë kafshë tjetër në kopshtin zoologjik nuk po shfaq simptoma.
Testimi Covid-19 që u krye tek Nadia u krye në një laborator të shkollës veterinare dhe nuk është i njëjti test i përdorur për njerëzit, postoi në Facebook Dr. Cal Calle, shefi veterinar i kopshtit zoologjik.
Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ishte “i infektuar asimptomatikisht nga virusi” ndërsa kujdesej për to, sipas kopshtit zoologjik. Kopshti Zoologjik i Bronx është mbyllur për publikun që nga 16 mars.
Top Channel