CoVid-19/ “Jam më i sigurt në shtëpi”, I arrestuari i “Volvo 4” kërkon ndryshim të masës së sigurisë
06/04/2020 11:50
Avokati i Elton Shehaj, njëri nga të arrestuarit e Volvo 4, thënë ndryshe grupi i Shijakut depozitoi kërkesën për ndryshim mase.
Ai kërkon që masa të ndryshohet nga arrest me burg në arrest shtëpie, mëson Top Channel.
Sipas tij në situatën e covid 19 jeta e tij do ishte më e sigurt nëse do të karantinohej në shtëpi.
Kujtojmë se deri tani janë liruar nga gjykata e posacme 10 të paraburgosur që përfitojnë nga akti normativ.
Sakaq në burgun e Rrogozhonës veç juristit që Top Channel raportoi pak ditë më parë rezultuan me covid-19 edhe tre punonjës të tjerë.
Tashmë aty janë karantinuar deri tani 12 punonjës të burgut, që ndërkohë janë zëvendësuar përkohësisht me punonjës të tjerë.
Top Channel