Boris Johnson në terapi intensive, doktor Pipero shpjegon situatën ku ndodhet kryeministri i Anglisë

06/04/2020 21:42

Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.

Ndërkohë në lidhje me këtë lajm ka reaguar në emisioni Open edhe doktor Pëllumb Pipero. Ai është shprehur se gjendja për Boris Johnson duke qënë se është futur në terapi intensive do të thotë së është e rëndë.

“Nëse shkon në terapi intensive pra, intubohet është shumë kritike. Është pak tragjike se ai e mori pak me sportivitet.” tha Pipero.

“Në këtë lloj situate është shumë kritike dhe duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze masat e vendosura nga OBSH” tha Pipero.

“Nuk bëhet trim me këtë virus. Trim është ai që rri në shtëpi jo që shkon në nëpër rrugë e pazar.” tha Pipero.

Top Channel