Basha i kthehet Ramës: Fshihesh pas një komiteti teknik, që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur je!

06/04/2020 12:50

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama sa i përket testimit masiv të popullsisë.

Rama tha më herët se “PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit”.

Ndërsa Basha i kundërpërgjigjet: KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

  Rama nuk i ndahet matematikës së PD: S’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit!

Reagimi i Bashës

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

Top Channel