Ambasadorja amerikane bisedë me Manastirliun, mesazh të rëndësishëm të gjithë shqiptarëve

06/04/2020 17:01

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas asaj që shkruhet në një postim të bërë në Twitter, ambasadorja e SHBA ka falenderuar punonjësit shëndetësor mbi punën që po bëjnë kundër CoVid-19.

Yuri Kim ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë duke thënë se duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Fola me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu,  për të falënderuar punonjësit e saj të kujdesit shëndetësor  që vazhdojnë luftën kundër COVID19. E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojnë të rrimë në shtëpi! (Foto nga kur u takuam në shkurt)” shkruan Yuri Kim.

Top Channel