E pabesueshme/ Bota u bashkua kundër Argjentinës, 23 milionë firma për ta përjashtuar nga Kupa e Botës! 22/07 23:58
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron akt kriminal mbylljen e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi
“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”- shkruan Basha.
Top Channel