“Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që u dërgon vendeve, të cilat ndodhen në luftë me koronavirusin”, tha Inspektorja e Departamentit të Tregtisë së Jashtme, Jiang Fan në një konferencë për shtyp, ditën e sotme.
“Ne nuk do të harrojmë se shumë vende kanë dhënë hua në fazën e hershme të shpërthimit,” tha ajo. “Teksa situata e brendshme e epidemisë po lehtësohet, por vazhdon të përhapet globalisht, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për vendet përkatëse dhe rajonet”.
Që prej 1 marsit, Kina ka eksportuar furnizime të mëdha mjekësore me vlerë 10.2 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë), përfshirë 3.86 miliardë maska, 37 milionë rroba mbrojtëse, 16,000 ventilatorë, 2.8 milionë komplete testimi, 8.4 milionë syze dhe 2.4 milionë termometra infra të kuqe, sipas Jin Hai , drejtori i Departamentit të Operacionit të Përgjithshëm në Administratën e Përgjithshme të Doganave.
Top Channel