Covid-19/ Turqia akuzohet se bllokoi qindra respiratorë me destinacion Spanjën!

05/04/2020 12:16

Turqia u akuzua se ka bllokuar me qindra ventilatorëve dhe pajisje të tjera sanitare me destinacion Spanjën në mesin e pandemisë së përshkallëzuar të koronavirusit.

Zyrtarët spanjollë thanë se Ankaraja po i mbante respiratorët për “trajtimin e pacientëve të saj”, edhe pse autoritetet spanjolle kishin paguar tashmë miliona dollarë për to. Ministrja e jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, e pranoi te premten se kishte dështuar në përpjekjet e saj për të bindur homologun turk “të lëshojë “ respiratorët në ditët e ardhshme.”

Turqia ka vendosur kufizime në eksportin e pajisjeve mjekësore, e motivuar nga nevojat e saj për furnizime mjekësore,” tha ministrja. Mbrëmjen e së shtunës ndërkohë, ajo njoftoi se Turqia do ta lejojë kalimin e dërgesës drejt Spanjës. Duke falënderuar ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, Laya shkroi në Twitter:

“Ne e vlerësojmë gjestin e një vendi miqësor dhe aleat.”

Gazeta spanjolle El Mundo kishte njoftuar një ditë më parë se respiratorët ishin prodhuar në Turqi në emër të një firme spanjolle që i kishte blerë përbërësit nga Kina. Tre rajone spanjolle, Castilla-La Mancha, Navarra dhe Katalonia, kishin paguar për to, shkruante gazeta, e para për një pjesë të pajisjeve sanitare kishte dhënë edhe ministria spanjolle e shëndetësisë. Por Emiliano Garcia-Page, presidenti i Castilla-La Mancha, tha se Turqia “kishte vendosur në mënyrë të njëanshme të bllokonte” 150 respiratorë për të cilët ishin paguar tashmë 3 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA