Greqia ka futur në karantinë kampin e dytë me migrantë, pasi një 53-vjeçar ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ka njoftuar Ministria për Migracion e këtij shteti ditën e diel.

Burri afgan, i cili është infektuar, jeton me famijen e tij dhe qindra azilkërkues tjerë në kampin Malakasa.

Ai më pas është transferuar në spitalin e Athinës. Testet e personave me të cilët ai ka qenë në kontakt do të vazhdojnë ndërkohë që Agjencia për Shëndetin Publik tenton të parandalojë përhapjen e virusit.

Të enjten, autoritetet kanë vënë në karantinë edhe kampin Ritsona në qendër të Greqisë, pasi 20 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus. Greqia ka regjistruar rastin e parë me këtë virus në fund të muajit shkurt. Prej atëherë, ky shtet ka raportuar për 1,673 persona të infektuar dhe 68 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Autoritetet greke kanë vendosur ndalim të udhëtimit për të gjitha vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe për Gjermaninë, Britaninë, Italinë dhe Spanjën. Këto masa pritet të kenë ndikim të madh në ekonomi, e cila momentalisht varet nga turizmi, për ta tejkaluar krizën e dekadës me borxhe të thella./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA