Virusi/ Dalin dokumentet sekrete: Ushtria amerikane e paralajmëronte prej vitesh!

03/04/2020 13:18

Pentagoni e kishte paralajmëruar administratën e presidentit amerikan Donald Trump vite më parë lidhur me kërcënimin e një koronavirusi dhe mungesën e pajisjeve mjekësore, tregon një dokument sekret i departamentit amerikan të mbrojtjes të vitit 2017, të cilin ka arritur ta sigurojë the Nation.

“Kërcënimi më i mundshëm dhe domethënës është një sëmundje e re e frymëmarrjes, veçanërisht një sëmundje e tipit të gripit,” thuhej në planin ushtarak.

Dokumenti, i titulluar “Plani USNORTHCOM Dega 3560: Gripi Pandemik dhe Reagimi i Sëmundjeve Infektive”, i referohet në mënyrë specifike koronavirusit në disa raste, e në një fjali madje thuhet “ infeksionet e koronavirusëve janë të zakonshme në të gjithë botën”.

Denis Kaufman, ish-kreu i Divizionit të Sëmundjeve Infektive dhe Masave kundër tyre në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, përsëriti gjithashtu se ushtria amerikane ka qenë prej vitesh e ndërgjegjshme për koronaviruset.

“Komuniteti i Inteligjencës ka të paktën dy dekada që ka paralajmëruar mbi kërcënimin nga viruset shumë patogjene të gripit. Ata kanë të paktën pesë vjet që tërheqin vëmendjen tek koronaviruset, ” thotë Kaufman .

“Ka pasur disa deklarata kohët e fundit se pandemia e koronavirus përfaqëson një dështim të shërbimeve të inteligjencës…. kjo nuk është e drejtë për paralajmërimet e bëra prej tyre në kohë”, ka shtuar ai.

Plani 103 faqesh paralajmëron gjithashtu për mungesën e pajisjeve mjekësore pas përhapjes së virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA