Nëse 2 dite me parë, Shkodra kishte vetëm 2 raste me Koronavirus, brenda 24 orëve te fundit, numri i te infektuarve ka arritur ne 16.

Ditën e Enjte një grua nga Kirasi rezultoi pozitive dhe pastaj drejtoria e shëndetit publik testoi edhe anëtarët e tjerë të familjes ku fatkeqësisht edhe 6 prej tyre dolën të infektuar nga Covid-19. Dyshimet se nga ku është përhapur virusi, çojnë tek një ceremoni mortore qe familja kishte 2 jave më parë.

Zona tjetër problematike është Dobraci. Një ditë më parë, kryefamiljari rezultoi pozitiv dhe pas testeve te kryera ndaj anëtareve të familjes edhe 6 të tjerë dolën të infektuar. Të gjithë personat e kontaktit po mbahen në vëzhgim në karantine dhe ndaj tyre janë kryer testet me tampon, përgjigjet e të cilave priten në vazhdim.

Por nëse në Shkodër brenda pak orëve kemi 14 raste të reja të prekurish me koronavirus, qytetarët duken se nuk janë të shqetësuar. Kjo është situata ne tregun e Rusit, pak metër larg lagjes se Dobracit.

Gjatë 2 – 3 ditëve të fundit, policia ka vendosur të tolerojë shume, aq sa ne qytet janë rikthyer lëvizjet masive të qytetareve, në rruge është trafiku i automjeteve ndërsa mungojnë vetëm lokalet hapur për ti kthyer këto ditë, në dite feste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA