Rama: Ja çfarë do të bëhet me qiratë e biznesit të vogël
03/04/2020 18:34
Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se për sa u përket bizneseve të vogla qeveria po studion një subvencion për të ndihmuar me pagesat e qirave që do të pezullohen.
“Nuk do të paguajnë qira deri në afatin e përcaktuar nga akti normativ, mbi atë princip që folëm më parë. Ndërsa për atë biznes të vogël që është i mbyllur në shtëpi sepse nuk punon (prej situatës), njësoj si për individët që kanë dhënë një mjedis me qira dhe e kanë burim parësor të të ardhurash për të jetuar, ne po studiojmë një subvencion por na duhet shumë pak kohë dhe të gjitha këto do përfshihen në paketën e zgjeruar” tha Rama.
Top Channel