Me anë të një deklarate në Facebook Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar se akti normativ për anulimin e qirave është ndërmarrë për shkak të pamundësisë së shumë personave për të paguar.

Rama ka thënë se shqiptarët nuk do të futen në konflikt ashtu siç pretendon PD pasi shqiptarët sipas kryeministrit janë mësuar me “bukë kripë e zemër..”

Sipas Ramës ky është një detyrim për të bërë gjithçka për të mbrojtur personat në hall.
“Qiratë? Debati publik që mori formën e një sulmi, në vazhdën e sulmeve të atyre që fatkeqësisht edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë  dot plakën e gramafonit të shëmtuar të para luftës.

Nëse qeveria do kishte ndërhyrë në një marrëdhënie privatesh dy palesh në një kohë normale kjo do ishte një skandal, por kjo është një kohë lufte.

Ne kemi të drejtën  të bëjmë gjithçka për të mbrojtur më në hall.

Personi që ndihmohet nga të gjithë është ai që është më në hall në atë moment. Ndihmohet një i sëmur, një i dobët, një fëmijë.

Meqë u tha edhe sot fatkeqësisht se ky vendim do krijonka konflikt social shqiptar me shqiptarë. Unë besoj se shqiptarët janë bukë kripë dhe zemër, kanë qenë gjithë jetën dhe nuk kanë si mos të jenë sot.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA