Kufizimet për CoVid-19/ ISHSH kontrolle në fasoneri e “call center”, ndëshkohen disa biznese
03/04/2020 17:32
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka njoftuar se ka po vijon kryerja e inspektimeve të vazhdueshme për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e COVID – 19.
Në datat 1, 2 dhe 3 prill 2020 janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime.
Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.
FRIKË ASPAK. KUJDES PO.
Top Channel