Emergjenca e koronavirusit nuk ka ende një kohë të përafërt se kur do të mbarojë për jetën normale të njerëzve, e aq më pak për futbollin.

Por federata të veçanta në Europë po punojnë për rinisjen e sezonit duke menduar edhe zgjidhje alternative, në rast se do të lejohen të aplikojnë lojën më popullore të planetit.

La Liga në Spanjë i ka nisur klubeve elitare një protokoll të veçantë që edhe pse jo zyrtar, do ti imponojë rregulla të rrepta klubeve për të kufizuar numrin e të infektuarve nga pandemia. radio Kadena Kope që mori dosierin, nënvizon se përveç dezinfektimit të rregullt të palestrave dhe strukturave të tjera, Federata Spanjolle do të imponojë kryerjen e analizave përmes tamponeve, 3 ditë para nisjes së stërvitjes për secilin futbollist.

Skuadrat e la Ligës do të duhet të qëndrojnë të izoluara në hotele dhe qendrat e tyre sportive, me asnjë kontakt me të tjerët. Stërvitjet do të jenë më së shumti individuale dhe në përgatitjet para ndeshjeve, në grupe me 8 lojtarë. Nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv, do të izolohet dhe e gjithë skuadra e stafi teknik, do ti nënshtrohet karantinës pa marrë parasysh anulimin e ndeshjes, apo kontratat me sponsorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA